>
LETERSISHQIP

Bixhozlia

Tuj punu dite e natë
Kam ba lek e shpi 2 katë
Kam pas kerre edhe pare
Vila d’bukura dhe pallate

Se çka me gjet nuk e di
Diten n’punë naten bixhozli
Djersa e ballit me shkoj dam
Jeta mua më është bë nam

Çdo gje kisha në nivel
Veten unë e humba krejt
Ska komshi qe nuk po flet
Si e kisham jeten vetë

Zëmra në dysh mu ka n’da
Grua dhe femi me kan la
Kjo po është një tragjedi
Pa femi dhe grua në shtëpi

Ditë as natë gjum nuk kam
E jetoj jëtën sa me thanë
Si Bixhozli emrin e mora
Flej te dera dhe te ura

Si lypësar më shkoi jeta
Bukë te dialli unë e gjeta
Njëmijë thika në zëmrën time
Sa që frym nuk kaperdihem

Borxhet n’rend i rreshtova
N`rrugë t’pahajrit fluturova
Një nga një i humba krejt
Me ka mbet vetin me mbytë

Pa ndegjoni ju shokë të mirë
Se bixhozi t’mulon në zi
Të shkon mundi për një natë
Me mendin se I fiton prap

Kush me to nuk u pasurua
Me kujdes m’degjoni mua
Se ne jetë e kam provua
Nga familja më ka largua

Fatin tuaj jo mos e provoni
N’shtëpin e diallit ju mos shkoni
Se aty eshte bukë e mallkuar
Shpirti t’ushqehet dhe gjithe jeten vuan