>
LETERSISHQIP

Kur Une Te Vdes

Mbi detin e qete
Mbi detin e qete lunnduronte nje flete
mbi te ish shkruar "Te dua per jete"
Po se besove,
puth buzet e mia qe te kuptosh se c'eshte dashuria.
Te dua aq sa me do ti mua,
dhe do te dua gjersa te tretem
ne qofte se me ty do te mbetem.
Kur une te vdes

Kur une te vdes,
dhe ti te qash me lote ne nxehte
mbi trupin tim te ftohur,
shpirti im lart do ngrihet,
dhe do ti fshije syte e tu te lodhur…

Por ti s`do me ndiesh,
dhe do vazhdosh te qash e heshtur
thua se lotet do te me ngjallnin,
e kur trupi im varrin te kete prekur,
do kerkosh nje fjale te ta shuaj mallin…

Do zgjohesh aty nga mesnata,
do qash mbi jastekun tim te zbrazet
kurse une do te te ledhatoj floket,
bashke do presim agimin qe zbardhet,
rrezen e diellit qe hyn nga dritarja e vogel…

Dhe do vish te koka e varrit tim,
nje shishe uje do derdhesh
mbi balten qe me mban mbuluar,
e pastaj do flasesh dhe ne fund do heshtesh,
athere kur gjithe fjalet te te kene mbaruar…

Dhe lotet do derdhen,
mbi faqet e tua
mbi doren tende te plakur,
dhe vetem ne ate cast do kem kuptuar,
se ne zemren tende nje plage kam hapur…

Dhe do vij si zog,
te qendroj ne nje peme aty afer
apo nje lule ne kopshtin para deres,
nje dicka qe ti kerkeon ne raftet,
nje leter dashurie qe perpleset ne xham prej eres.

E ti do ti lutesh Zotit per mua,
do hapesh duart e tua
dhe syte ne dhe do ngulen,
e pastj nuk do qash me per mua,
te koka e varrit te me lesh nje lule…

Dhe do ikesh pastaj,
ashtu e merzitur e plakur
nga hallet qe ngre, nga dhimbja e peshes,
endrren tende per mua do mbash hapur,
dhe vec ne enderr e lumtur do qeshesh.

Dhe do rrime bashke gjer ne agimin e zbardhur…