>
LETERSISHQIP

Kjo Jam Une

E dini pse s’më pëlqen të bie në dashuri?
Thonë se ç’do gjë që bie, thyhet. Unë nuk dua të thyhem.
Nuk dua të jem si ato vajzat që gjithë kohen janë me telefon në dorë duke folur me të dashurin.
S’dua të jem ajo vajza që raporton tek i dashuri për lëvizjet që bën sikur të raportonte në polici.
S’më pëlqen të jem ajo vajza që ka frikë mos familja i merr vesh për lidhjen e krijuar,
apo ajo vajza që e takon të dashurin fshehurazi.
Nuk dua të jem as ajo vajza që vuan.
Ajo që qan e çmendet kur zihet me të dashurin,
as ajo vajza që vuan për një djalë që e la,
s’dua të jem as ajo,
s’do më pëlqente fare të isha ajo vajza që bën gjithçka për një djalë,
ajo që edhe veten e shkatërron për të.
S’më pëlqen të jem ajo që vendos një djalë para familjës së saj.
Unë dua të jem ajo vajza e lumtur dhe e qeshu,
ajo vajza që per te vetmin djale te cilin zemerohet eshte Babi.
Pse ta pres unë dashurinë?
Le të më presë ajo mua,
unë nuk dua të jem e dashuruar,
dua të jem e lumtur .