>
LETERSISHQIP

Zoti Im

Hej Zot, e di që jam një njeri e vogël në një botë të madhe, mbase fare e padukshëm nga aty lart, por ndihem e mbrojtur nën vëzhgimin tënd.. Zot, e di, sa herë ndjej dhembje ngre sytë lart dhe të lutem të ma lehtësosh dhimbjen, e të më bësh më të fortë. Kur kam gëzim sërish ngre sytë lart dhe të them 'Faleminderit' sepse e di që ti je dhe do të jesh gjithmonë aty për mua. Dhe kur të falenderoj për ekzistencën tënde, është si të të falenderoj edhe për ekzistencën time, sepse pa ty, nuk do të isha unë.