>
LETERSISHQIP

Arsyeja Qe Kerkon Te Humbase...

Perse me shikon kaq embel o jete,
Perse me therret vetem me nje veshtrim te te shoh,
kalon si fllad i lehte prane atij vendi ku une shkoj,
Perse me buzeqesh duke perhapur ter kete parajse,
endem mes hapave te mi,
dhe ti serish me vjen prane...

jemi ne nje distance kaq te vogel,
ne nje kohe kaq te shkurter,
por tek ti kam pare pasqyren e vetvetes,
perse me duket tingulli i zerit
me i bukuri ne bote,
ka aftesine te me marre ne fluturim
e te me dergoje deri ne cmenduri,

me kalon kaq lehte aty prane,
mbase me deshiren per te te patur?
edhe qielli bashke me ty qan...
pak caste te bejne te kuptosh
ate qe duhet te dish per ter jeten,
pak caste jane edhe ato rrahje qe vetem ty te kerkojne,

endem e vetme mes nje natyre te gjalle,
per te humbur serish ne qiellin e kalter,
duke mos pritur me asgje,
duke te te pare papritur,
duke patur mall, serish papritur,
ashtu sic papritur cdo gje lind,

dua te shkruaj mes kesaj vape
qe duket sikur ka deshire te me mposhte,
por natyra eshte me e bukur
kur mendimet te shkruajne vetem ty...
nuk e di cte solli tek une,
nuk e di cme solli tek ti,
di vetem qe dicka kerkoi te na takonte te dy...

kapercej cdo gur te kesaj rruge te zhdrejte,
dhe ne largimet e mia kerkoj vetem horizontin,
drejtoj shkimin tim,
me endrren mbase te gabuar,
mbase diku aty po pret dhe ti,

kerkon arsyen por nuk e gjen,
kerkon shmangjen,
por aty kalon serish...

sado prane te jete gjith ky iluzion,
ndihet largesia
krijohet...dashuria.

DËRGOI: