A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
  • 12-01-2016
    Këngëtari Sinan Hoxha falë martesës së tij madhështore ka arritur që ta bëjë të famshme dhe të njohur edhe bashkshorten e tij, Andrra Destanin. Tashmë edhe Andrra është e ndjekur nga mediat në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka postuar në Instagram një foto ku shihet bashk me Sinanin duke treguar se çfarë i ka ndodhur. ‘’Një surprizë e vogël nga bashkëshorti im’’, ka shkruar Andrra në mbishkrimin e fotos, ndaj kemi kuptuar që Sinani i ka bërë asaj një udhëtim suprizë....

  • 31-12-2015
    Në rrjetet sociale po qarkullojnë disa fotografi ku shihet këngëtari Sinan Hoxha para disa vitesh dhe duke krejt ndryshe nga tani. Ndonëse njeriu ndër vite pëson ndryshime, por po përflitet se ndryshimet që shihen në krahasimin e fotove nuk mund të jenë kaq të mëdha natyralisht. Sinani dyshohet për ndërhyrje estetike në fytyrën e tij, edhe pse asgjë nuk është konfirmuar nga vetë këngëtari. https://www.teksteshqip.com/img_upz/artpic_full/33768...

  • 30-11-2015
    Bshkëshortja e këngëtarit Sinan Hoxha, Andrra Destani, ka shfaqur ndjenjat për bashkëshortin saj. “Të dua më shumë seç fjalët mund të thonë, të mendoj më shumë se sa ti mendon, kjo do jetë gjithnjë e vërtetë sepse nuk dua asnjë në këtë mënyrë që të dua ty”, ka shkruar ajo. Vetëm pak kohë më parë çifti kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre, ku në një dasëm madhështore Sinani dhe Andrra kishin të ftuar shumë nga miqtë e tyre, figura të njohur të ekranit....
  • 21-10-2015
    Njëri ndër çiftet më të përfolura të medieve rozë, Andrra Destani dhe Sinan Hoxha duket që janë tejet të lumtur. Së paku kështu reflekton çifti në bazë të fotove të publikuar vazhdimisht. E edhe një të tillë, Andrra e ndau para pak çaste me miqtë e saj në Instagram. Ajo është shfaqur si çdo herë tejet e buzëqeshur teksa duket që e shikon plot dashuri Sinanin. Mesa duket çifti po kalojnë ditë të lumtura bashkëshortore....

  • 17-10-2015
    Këngëtari i njohur shqiptar, Sinan Hoxha së shpejti pritet që të bëhet baba. Kështu ka marrë vesh Indeksonline nga burime të afërta me çiftin, të cilët kanë treguar se tashmë bukuroshja Anddra Destani që njekohësisht është bashkëshortja e Sinan Hoxhës është në pritje të fëmijës së saj të parë. Ndryshe çifti Hoxha-Destani janë kurorëzuar këtë vit, me ç’rast dasma e tyre kishte qenë në qendër të medieve shqiptare....

  • 08-10-2015
    Edhe çifti Sinan Hoxha dhe Andrra Destani tashmë janë bërë gati për ndeshjen e madhe që ka përfshi të gjithë shqiptarët anembanë. Në një fotografi të postuar nga vetë çifti janë ata shihen të veshur kuq e zi, ndërsa që kanë vënë edhe një mbishkrim ku kërkojnë fitoren nga kombëtarja: “Forca Shqipëri. Duam fitore’, ka shkruar Andrra. Ndërsa që Sinani ka vënë një fotografi të biletave të ndeshjes së sotme, ku me këtë rast ka vendosur edhe një mbishkrim në të cilin thotë që: ‘Gjysma e Elbasan Arena esht me shpitaret nga kosova. ata ...

  • 01-10-2015
    Këngëtari Sinan Hoxha akoma po vazhdon të jetë një ndër personazhet publike më të përfolura. Dasma e tij e organizuar në fund të muajit guasht ishte një ndër më të komentuarat ndonjëherë në show bizin tonë. Tashmë Sinani dhe gruaja e tij Andrra ndodhen në muajin e mjaltit dhe si destinacion kanë zgjedhur Dubain. E me të shkuar atje, në një nga ditët e pushimit Sinani kishte vendosur që të vishej, e të mbulohej taman si një sheik, dhe Andrra gruaja e tij i qëndronte pranë. Kohëve të fundit është përfolur edhe për një shtatëzan...

  • 24-09-2015
    Çifti i ri, Sinani e Andrra, për festën e Kurban Bajramit kanë vizituar xhaminë, transmeton Indeksonline. Sinani ka publikuar një foto në profilin e tij në Instagram, ku shihet brenda xhamisë bashkë me Andrrën. Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë shqiptarëve kudo janë, ka shkruar Sinani....

  • 22-09-2015
    Këngëtari i njohur, Sinan Hoxha, javë më parë i dha fund beqarisë së tij, duke kurorëzuar dashurinë e tij, me vajzën e quajtur Andrra Destani. Hoxha dhe Destani, po kalojnë muajin e mjaltit në Abu Dabi, shkruan Indeksonline. Është Sinani ai që duket shumë i lumtur afër Andrrës, por edhe Andrra gjithesi....

  • 17-09-2015
    Martesa e tyre pa dyshim që ishte në qendër të vëmendjes të medieve rozë. Fjala është për çiftin e shumë përfolur Sinan Hoxha dhe Andrra Destani. Çifti tashmë janë në muaj të mjaltit dhe duket se po kalojnë për mrekulli. Një foto tjetër e radhës është publikuar nga vetë këngëtari. Në të ai ka fotografuar dhomën e tij luksoze në të cilën është duke kaluar pushimet së bashku me gruan e tij të tanishme Andrrën, e cila pa dyshim që është njëra ndër femrat më të bukura të skenës shqiptare....

  • 15-09-2015
    Pas bujës së bërë rreth dasmës së tij më një mijë të ftuar, këngëtari nga Shqipëria, Sinan Hoxha, po kalon muajin e mjaltit me bashkëshorten e tij nga Maqedonia, Andrrën në plazhin e Jalës. Në një foto të publikuar ai shihet duke shkëmbyer puthje me bashkëshorten e tij në publik. Pas disa ditëve të kaluara në plazhin e Shqipërisë së Jugut, çifti është nisur për një udhëtim jashtë vendit për një muaj mjalti që do të filloj nga Dubai dhe do të përfundoj në Maldive....

  • 06-09-2015
    Sinan Hoxha është duke kaluar pushimet tashmë me gruan e tij Andrra Destani. Jemi mësuar çdo herë që të jenë femrat ato të cilat provokojnë në bikini, por kësaj radhe ai që tërheq vëmendjen është vetë këngëtari Sinan Hoxha, raporton Indeksonline. Në një foto që po qarkullon nëpër rrjete sociale shihet këngëtari me një palë brekë tejet të shkurtra më të cilat është shfaqur në plazh. Nga fotoja duket që Sinani nuk i ka tamam ato, apo ndoshta ka qenë dëshira e tij të provokojë në këtë formë....

  • 05-09-2015
    Këngëtari Sinan Hoxha muajin e kaluar ishte ndër më të përfolurit në media, e shkas për këtë gjë u bë dasma e tij madhështore me Andrra Destanin. Mësohet se pas martesës çifti ka shkuar për muajin e mjaltit me pushime. Por sot është edhe ditëlindja e Sinanit, ndaj dhe bashkshortja e tij Andrra u kujdes që të postonte një urim në rrjetin e saj social në Instagram. “Gezuar ditelindjen Jeta ime festofsh dhe 100 vite tjera te Lumtura me mua dhe me njerezit e tu te dashur.. Jam krenare qe je ber pjes e Jetes sime.. I love you❤️🎉”, ka...

  • 30-08-2015
    Siç duket këngëtarit Sinan Hoxhës nuk i kanë mjaftuar një numër i madh i këngëtarëve pjesëmarrës në dasmën e tij, raporton Indeksonline. Me këtë rast ai ka vendosur që edhe pse dhëndër t’i këndojë vetë nuses së tij disa këngë dasmash. Derisa ai i ishte drejtuar Andrrës ku po i hidhte njëkohësisht edhe para, ajo buzëqeshte vazhdimisht. Siç duket Sinani është i lidhur ngushtë me këngën kjo pasi që ai edhe në dasmën e tij nuk i rezistoi dot mikrofonit....

  • 29-08-2015
    Këngëtari Sinan Hoxha dy ditë më parë i ka dhënë fund beqarisë. Ai tashmë është burri legjitim i bukuroshes nga Kumanova, Andrra Destani. Në ceremoninë luksoze të dasmës së tyre, pati shumë mysafirë në mesin e të cilëve shumica ishin kolegë këngëtarë të Sinanit, transmeton Indeksonline. Për disponimin e tyre është kujdesur këngëtarja Artiola Toska e cila në një moment ka bërë që Sinani të hipë mbi karrige dhe të “dridhet” para bashkëshortes. Artiola madje në mesin e vargjeve të këngës i drejtohet Sinanit : “po ç;tu deshtë gru...

  • 27-08-2015
    Sinan Hoxha dhe familjarët e tij kanë arritur me vetura luksoze për ta marrë nusen kumanovare Andrra Destanin. Ajo është shfaqur tejet e bukur duke hipur në njërën nga veturat luksoze që kishin mbërri tashmë për ta marrë bukuroshen për të mbërri tek vendi ku u prit nga burri i saj i ardhshëm këngëtari Sinan Hoxha me një befasi të këndshme. E gjith kjo ceremoni i kushtoi as me pak e as me shum se 15.000 euro....

  • 26-08-2015
    Këngëtari nga Shqipëria Sinan Hoxha, do të martohet nesër me të fejuarën e tij Andrra Destani. Por, mesa duket Andrra sot ka edhe një festë, dhe janë shpërndarë fotografi se si ajo duket në vello. Me datë 27 të muajit gusht, do të zhvillohet edhe dasma e çiftit....

  • 18-08-2015
    Tashmë të fejuarit, Sinani e Andrra pritet të vulosin dashurinë e tyre me martesë, raporton Indeksonline. E, kjo darsmë pritet të jetë luksoze. Në disa foto të mëposhtme mund të shihni ftesat që Sinani i ka përgatitur për mysafirët e tij, e të cilat janë shumë të veçanta e të detajuara....

  • 15-08-2015
    Këngëtari Sinan Hoxha do të martohet më 27 gusht në një ceremoni luksoze, detajet e së cilës tanimë kanë dalë. Pak kohë pasi është fejuar, Sinan Hoxha ka vendosur të mos presë më dhe t’i jap fund beqarisë, duke u martuar me Andrrën. Dasma do të bëhet në Tiranë më 27 gusht dhe sipas burimeve, nusja do të merret me krushq nga Tirana në Kumanovë, prej nga është nusja, duke u bërë kështu një ceremoni mjaft tradicionale. Më pas, sipas Panorama Plus e gjithë ceremonia do të zhvillohet në Tiranë në një ceremoni luksoze me shumë të ftuar. Mes shumë të ftuarve do të jenë edhe të famshmit miq të këngëtarit si Sabri dhe Ermal Fejzu...
  • 11-08-2015
    Tashmë e njihni Andrra Destanin, ajo është e fejuara e këngëtarit të famshëm Sinan Hoxhës, dhe para pak kohë kanë paralajmëruar martesë. Qifti që duket se është i lumtur tashmë kanë filluar parapërgatitjet për dasmë. Dhe siç duket gjithçka tashmë është gati së paku kështu është parë nga fotot të cilat janë postuar nga vetë e fejuara e këngëtarit Sinanit, raporton Indeksonline. Ajo përmes një foto ka treguar unazat, ftesën dhe vellon, gjithashtu në një mbishkrim ka treguar që është shumë e lumtur dhe mezi s’pret të jetë gruaja e ...

  • 02-08-2015
    Këngëtari Sinan Hoxha duket të kalojë ditë mjaft të bukura pranë të fejuarës së tij. Ai ka tash e disa vite që zemrën ia ka rrëmbyer Andrra Destani. Së fundmi çifti kanë realizuar disa ditë pushimi, e ndërsa një ditë Andrra ka postuar në rrjetet e saj sociale një foto ku shihet me armë në dorë. Andrres i pëlqen të mbajë armë. Ajo, ka pozuar me një pushkë gjuetie në oborrin e saj. Thotë se i duket vetja sikur të ishte në Kumanovë....

  • 21-07-2015
    Këngëtari nga Shqipëria, Sinan Hoxha, siç duket e ka tepruar paksa me këngën e fundit “Bomba”. Ai përveç që ka vjedhur disa skena të videoklipit nga kënga e “Major Lazer & DJ Snake - Lean On (feat. MØ)” nuk është mjaftuar me kaq, duke vjedhur kështu edhe refrenin e këngës nga filmi Dhoom 3. Një ide shumë e bukur kjo për kombinim nga këngëtari ynë Hoxha.Indeksonline ju sjell në vazhdim dy videot në të cilat është frymëzuar këngëtari Sinan Hoxha....

  • 21-07-2015
    Mesa duket prurjet e artistëve tanë duken të jetë për ditë e më shumë më pak origjinale. Bomba videoklipi i cili u lansua para pak kohe nga Sinan Hoxha, një këngë ritmike e verore e cila u mirëprit mjaft mirë nga publiku. Por videoklipi i kësaj kënge i cili është punar nga Max Production duket të ketë skena shumë të ngjajshme me atë të këngëtarëve indian Major Lazer & DJ Snake me videoklipin e tyre Lean On. Nuk dihet ende nëse këngëtari nga Shqipëria është insipiruar nga ky klip mirëpo ngjajshmëria e tyre është shumë e madhe. Vlen të ceket se Sinanit i kanë hyrë shumë në qejf koreografitë, pasi edhe hiti i tij Gili Gili ...
  • 10-07-2015
    Këngëtari Sinan Hoxha sot ka publikuar këngën e re “Nona”, të cilës ia ka bashkangjitur edhe videoklipin. Nuk ka shumë kohë që Sinani ka sjell një këngë ritmike verore “Bomba”. Por nuk e ka lënë me kaq këtë sezon kështu duke sjell edhe këtë projekt. Ai ka vendosur ta lansoj edhe këtë këngë me plotë ritem ashtu siç edhe i përshatet kësaj stine....

  • 26-06-2015
    Këngëtari Sinan Hoxha sapo ka publikuar videoklipin e tij më të ri Bomba, një këngë ritmike e cila pritet të jetë ndër hitet e kësaj vere. https://www.teksteshqip.com/img_upz/artpic_full/43522 Muzika dhe orkestrimi janë realizuar në studion e Alfred Sulës, e ndërsa teksti është shkruar nga Fatmir Muja & MUMA. Videoklipi është mjaft veror dhe është realizuar nga produksioni nga Shqipëria, MAX Production, e ndërsa për dukejn e Sinani është kujdesur Joni Peçi....

  • 29-04-2015
    Qarkullojnë thashetheme nëpër media për një shtatëzani të mundshme të Andrrës, të fejuarës së këngëtarit Sinan Hoxha. Gazetat ditore u mbushën sot me lajmin se këngëtari pritet që shumë shpejt të bëhet baba, e shkas për këtë dilemë u bë një foto e postuar nga Sinani së bashku me të fejuarën e tij në Butrint. Sinani kishte vendosur dorën në barkun e të fejuarës i cili dukej pak i fryrë, taman sikur të ishte në fillimet e shtatëzanisë. Ende nuk ka ndonjë komfirmim nga këngëtari nëse ky lajm është i vërtetë apo jo?...

  • 22-04-2015
    Këngëtari Sinan Hoxha është i fejuar dhe po kalon çaste shumë të mira në jetën e tij. E fejuara e Sinanit quhet Andrra dhe këto ditë ka festuar ditëlindjen e saj. Në rrjetin social Instagram ata kanë publikuar një foto ku shihen Sinani me befasinë që kishte rezervuar për të fejuarën me rastin e ditëlindjes së saj. Ai i kishte organizuar asaj një darkë romantike duke rregulluar çdo gjë deri në detaje, prapa tyre shihen disa tullumbace me shkrimin Happy birthday Andrra....

  • 16-04-2015
    Këngëtari Sinan Hoxha ka postuar në rrjetin e tij social Instagram një fotografi ku shihet me një nga miqtë e tij të ngushtë. Ai ka shfrytëzyar Instagramin për ti uruar mikut të tij me emrin Indirt ditëlindjen si dhe i uron 100 vjet të tjera. Indriti duket të jetë një shok shumë i mirë i Sinani pasi ai është përfolur disa herë për shoqëri, siç ishte dikur shoqëria me Seldin. Ndërkohë Sinan Hoxha pritet që të lansojë një projekt të ri gjatë sezonit veror. ...

  • 19-02-2015
    Këngëtari i njohur Sinan Hoxha para pak javësh është fejuar me Andrra Destanin nga Kumanova por që jeton në Gjermani, ndërkohë që pas fejesës ai ka vedosur ti rikthehet koncerteve. Sinani ka realizuar disa koncerte si për Shën Valentini dhe 17 shkurtin, ndërsa tani është rikthyer në Shqipëri për të vazhduar me koncertet e tjera. Ndërsa planet për një këngë janë mjaft të afërta, këngëtari pritet që gjatë verës të posotjë një videoklip të punuar nga MAX Production....

  • 29-01-2015
    Këngëtari shqiptar, Sinan Hoxha është “dorëzuar” sa i përket dashurisë. Ai i ka propozuar të dashurës së tij, derisa tashmë çifti ka statusin të fejuar. Mësohet se e dashura e tij quhet Andrra Destani, e cila pretendohet të jetë rreth moshës 18 vjeçare. Me gjithë dallimin në moshë që ka çifti, duket se gjithçka u ka shkuar për së mbari....


Faqet:
1
>

» Dërgo Një Lajm »




teksteshqip.com © 2007 - 2017