>
BIOSHQIP

Sinan Vllasaliu, Shumë Shpejt Kënga Më E Re “Shkaktare”

14-04-2014
Ka shtrirë angazhimin artistik nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore. E veç prezantimeve të shumta në netët ‘live’, Sinan Vllasaliu së fundmi ka njoftuar se është në përfundim të realizimit të projektit të ri muzikor.



“Përshëndetje miq dhe adhurues të këngëve të mia. Ju njoftoj se shumë shpejt do të dalë në shitje kënga më e re: SINAN VLLASALIU – SHKAKTARE”, ka njoftuar këngëtari përmes llogarisë private në “Facebook”, ndërsa ka treguar se rreth këngës në fjalë ka bashkëpunuar me tekst-shkruesin Fatmir Muja dhe Virusin si kompozitor.


Sinan Vllasaliu, Shumë Shpejt Kënga Më E Re “Shkaktare”