>
BIOSHQIP
Biografia
Talentin për muzikën e ka të trashëguar nga mamaja e saj, e cila ka studiuar për kitarrë. Që prej moshës 8-vjeçare ka filluar të angazhohet në aktivitete muzikore. Një nga pasionet e Sindit është sporti i shahut. Ajo ka marrë pjesë në disa konkurse të kësaj disipline dhe ka fituar çmime të para dhe të dyta disa herë. Gjithashtu, ajo luan ping-pong dhe kërcen. Asaj i pëlqen shumë dhe profesioni i ekonomistit dhe mendon se do të mund të ishte shumë e zonja në këtë rol. Sindi ëndërron të fitojë një famë ndërkombëtare.

Në vitin 2018, Sindi Goma merr pjesë në Voice Kids Albania.

Në Shtator 2018, Sindi Goma merr pjesë në Junior Fest 2018 me këngën "Me Tinguj Fantazi".