>
BIOSHQIP
Biografia
Eda Bee është ekstravagante si në look, po ashtu edhe në muzikën që krijon. Eda është një këngëtare që me muzikën e saj sjell një alternim të rrymave indie, elektro-industrial, punck dhe rock.

Më datë 23 Korrik 2018, The Sins publikojnë videoklipin e parë, "Hot As Hell".

Në Tetor 2018, Sins marrin pjesë në Kënga Magjike 2018 me këngën "Superhero". Kalojnë me sukses fazën e parë me 4 jeshile dhe komente mëse pozitive nga juria. Sidomos nga Armend Rexhepagiqi, i cili foli gjatë dhe për performancën dhe stilin e për veshjen e vokalistes dhe tekstshkrueses së duos, Eda Bee.

Në Shtator 2019, Sins marrin pjesë për herë të dytë në kategorinë New Artist në Kënga Magjike 2019 me këngën "Realja".

Në Korrik 2020, The Sins marrin pjesë në Jehó 2020 me këngën "Medicine".