>
LETERSISHQIP

Sidomos

Kërkoj fjalët e tua
nëpër ajër,
Të qeshurën tënde,
sidomos të qeshurën!
Pa ty kam mbetur bosh,
si një guackë,
Që ia kanë vjedhur perlën!
Kërkoj supin tënd
ku e harroja kokën,
Vjeshtën tënde pa zogj,
sidomos vjeshtën!
Edhe qielli sot ngjan
si një krijim idiotësh,
Me këto shira
që s’rreshtën!
Kërkoj trupin tënd
nëpër duar,
Gjurmët që ka lënë puthja,
sidomos puthja!
Zoti në një javë
Botën e ka krijuar,
Ndërsa unë në një ditë
e humba!