>
LETERSISHQIP

Gratë

Ndonjëherë duhen gënjyer gratë,
Ato, me një re që shohin
krijojnë shira,
Po gjetën dy re e krijojnë një dimër,
Krijojnë erën dhe të tjera çudira!

Gratë, ndonjëherë,duhen gënjyer,
Natyrisht, në ato gjëra
që çdo grua të fal!
Përshembull, kur kthehesh pakës vonë
dhe pak i dehur,
Dhe këmbëngul që ke pirë vetëm çaj!

Përshembull,kur bie zilja e telefonit,
Dhe një zë i njohur
të kujton ty vjeshtën,
Ti kërkon t’i shmangesh
shikimit të gruas,
Dhe falenderon atë që shpiku
gënjeshtrën!

Ndonjëherë duhen gënjyer gratë,
Jo çdo gjë tonën
ato duhet ta dinë!
Që mos krijojnë dot shira
që me natë,
Me re puplore që s’dihet se nga vijnë!

Duhen gënjyer gratë ndonjëherë,
Kjo s’do të thotë që ato nuk i duam!
Përkundrazi,duhet të shtojmë
sasinë e puthjeve,
Dhe dëshirën e marrë
për t’i dashuruar!

Ndonjëherë,
Gratë,
Nuk duhen gënjyer!

28 tetor 2012