>
LETERSISHQIP

Të Të Duash Ty

Të të duash ty, më parë duhet të marrohesh
Aq sa mos të t’marrë në dorëzim as xhami e as kishë
E nëse në krahët e tua, pas vdekjes zgjohesh
Pa dyshim që mund të ngjallesh sërish!
Të dashurosh një si Ti, do t’thotë t’jesh i çmendur
Pa shpirt, pa zemër, pa sy, verbuar përjetësisht.
Dhe pasi buzët e tua, të t’ken përmendur
Mes tyre do të ngelesh i kryqëzuar si Krisht!