>
BIOSHQIP

Skivi, Shumë Shpejt Dy Super Bashkëpunime

05-05-2013
Anëtari i Babastars, Visar Shala, apo i njohur si Skivi, pritet që së shpejti të lansojë dy projekte të reja, që do të jenë bashkëpunime të cilat pritet të bëhen hite. Mësojmë se Visari është duke punuar intensivisht në projekte të reja dhe madje tashmë po finalizohen dy bashkëpunime shumë serioze. I pari besohet të jetë një bashkëpunim me Adrian Gaxhën dhe Florianin e vogël. Kënga tjetër do të jetë me super reperin nga Ferizaji, 2Ton, i cili së fundmi ka qenë në kulmin e karrierës së tij me hitin “Missing Me”. Vet Visari nuk ka konfirmuar ndonjë prej këtyre projekteve nëpër rrjetet sociale. Babastars kanë lansuar së fundmi disa projekte serioze, prej të cilave janë këngët “We Doin’ This” dhe “Vetum A Pom Han”, që kanë arritur miliona klikime në YouTube dhe janë shndërruar në hite kombëtare.
(Telegrafi)

Skivi, Shumë Shpejt Dy Super Bashkëpunime