>
BIOSHQIP

Skivi Nuk Konsumon Marijuanë

16-03-2014
Reperi i labelit Babastars, Visar Shala, apo i njohur si Skivi, ka hedhur poshtë mundësinë që ai të martohet në një të ardhme të afërt. Këto pohime Skivi i bëri për emisionin Prive, ku ai tha se nuk e ka ndërmend të martohet për momentin. Ai po ashtu shtoi se i pëlqejnë më shumë macet se qentë, teksa nuk tha se nuk pi marijuanën, por e përdor alkoolin në raste festive. Në pyetjen më të sikletshme, atë nëse atij i pëlqen seksi në grup, Visar Shala reagoi me mohim, duke thënë se nuk i pëlqen aspak kjo gjë. Visar Shala së fundmi ka qenë shumë aktiv. Skivi lansoi këngën që u shndërrua në hit “Na” dhe më së fundmi publikoi edhe një bashkëpunim me reperin nga Ferizaji, 2Ton.
(Telegrafi)

Skivi Nuk Konsumon Marijuanë