>
LETERSISHQIP

Vitet Ikin Shpejt, Se Fluturojnë

Bukur kur shikoj qerpikt' e tu të gjatë,
tundur lehtë nga drithmë e një ndjenje,
do desha të ish drithmë dashurie,
të më ndjeje brënda asaj zemre.

Dhe krahët do t'i hapja menjëherë,
do t'shtrëngoja fort, që t'a kuptoje,
si rreh' kjo zemra ime porsi zogth',
ta ndjesh nga afër dhe të më besoje.

Se jeta shpesh është e çuditëshme,
sinjale të dërgon pa lajmëruar,
mendimin t'a bllokon aty ku s'duhet,
të lodh me kohën, pa u dashuruar.

Më thuaj një fjalë të më lehtësosh
dhe ëndërrat t'i shijojmë pa i parë,
se vitet ikin shpejt, se fluturojnë,
pastaj s'na mbetet kohë, të rrimë aq' pranë...