>
LETERSISHQIP

Me Aromë Të Vjeshtës

N'atë stacionin magjik, dua të ndaloj,
ndryshe, si do mbetej mëndja veç tek ty,
tramvaje ka plot, kryqëzohen ngado,
do të zbres aty, ku do më presësh ti.

Do të përqafoj me aromën e vjeshtës,
n'atë vjeshtë të artë, kur linde edhe ti,
do t'kundroj me mall me sytë e lagësht,
do të puth në faqe, përqafim si fillim.

Ti mos u mërzit, unë shpesh do të vi,
se vetëm me ty ëndrrat kam shijuar,
dua të të prek ngado me shpirtin tim,
largësit'ekzistojnë, mallin për të shuar.

Nëse muzgu tashmë, do jetë duke rënë,
aq' më bën se koha, ka plot orë të tjera,
me ty do qëndroj, sa të kemi nevojë,
do vi përsëri, po t'kesh mall për mua.