>
LETERSISHQIP

Kur Merzitja Mblidhet Lemsh

Si t'ia bëjmë që ta shëmbim
togun e madh të mërzisë,
po lartësohet përtej malit,
s'mund ta ngjitim dot në këmbë.

Unazë e mallit po shtrëgon,
pikëllim i lotit tim,
pse më duhet të duroj,
të më mblidhet lëmsh në gji?

Akuarelet po shkrijnë borën,
brënda zemrës, që gufon,
glob' i hënës lart në qiell,
derdh' argjendin përmbi flokë.