>
LETERSISHQIP

Kur Ti Më Mungon

Edhe pse gjithë yjet qënkan fshehur,
unë shquaj buzëqeshjen syve të tu,
ndjej parfumin spërkatur trupit,
brilantin rrëshqitur flokëve ngjyrë gri.

Zemra më dridhet emocionesh,
buzët kërkojnë të puthin papushim,
arësyeja je ti dashuria ime,
prandaj të pres gjith'ankth në shtëpi.

Largësitë gjithmonë të shkëputin
nga trupi gjithmonë të largojnë,
hapësirat e largëta të çmendin,
por zemra ndjen zemrën aq' pranë.