>
LETERSISHQIP

Heshtja Jote Përpëlitet

A thua ndoshta, luan me mua,
apo kërkon diçka thellë syve...?
Nuk është arësye të mos përgjigjesh,
jetës, surprizat s'i kanë munguar.

Kjo heshtja jote përpëlitet,
kërkon nën buzë diçka të thotë,
shpresoj qetësia do të griset,
heshtjen do bëjë të ulërasë.

A të kujtohet ajo ditë e dimrit...?
Acari, faqet t'i kish ngrirë,
duart të dridheshin nga të ftohtit,
në gjoksin tim u ndieve mirë.

Unë dridhesha vetëm nga emocionet,
buzët e ndjenin prushin e zjarrtë
nuk doja shpirtin të m'a digjnin,
por puthjet e tua, e ndezën flakë.

Kjo heshtje ende po përpëlitet,
kërkon nën buzë diçka t'më thotë,
thellësia e zemrës pret përgjigjen,
kjo dashuri do t'më mundojë...