>
LETERSISHQIP

Përse Mërzitesh?

Të shikoj të mërzitur,
s'më thua asnjë fjalë,
mbase do marr udhë
dhe do të mungoj.
Por sytë e mi,
aq' sa janë përlotë,
po aq' zemra rreh'
të mbrrij sa më parë.

Atje, ku çdo gjë
shikoj me shumë vlerë,
por fajin e ka malli,
se shpirtin më mbërthen.

Ti mos u mërzit,
se në çdo objekt,
duart do m'i prekësh,
i dashur, gjith'herë,
timin parfum' do ndjesh
edhe kur të flesh.

Edhe pse munguar,
me ndjenjën, që t'mbështjell,
episode të panumërta
kam lënë në çdo kënd.

Mos u mërzit i dashur,
do kthehem shumë shpejt
të ndjesh përqafimin e mall'të,
t' kesh kënaqësi vërtet...