>
LETERSISHQIP

Tingull Magjik

Nën qiell
jam vetëm unë.

Ai derdh lotët
bashkuar me lotin tim.

Lot’ i qielltë
faqeve të mia loton...

Cepave të shkëmb-malit
gurgullon,
lehtë në ujvarë shëndrrohet,
flluckat transparente lëshohen ajrit...
Unë thith aromën e dheut
derdh lotët, të kriposin shijen e tyre
të ndjej këmbët në parfumin qiellor-tokë,
të ecë udhën time...

Loti im shpesh herë, than shtratin zemëruar,
zmeraldet shpërndahen kraharorit
mërmëritur tingullit magjik
Të Dua!

Atëherë,
lotët e mallit, nisin ndjeshmërinë nën lëkurë duarsh.
të prekin tik-takun, tronditur rrahjeve të zemrës...!