>
LETERSISHQIP

Dua Të Lodhem

Thellë jorganit të gjumtë shtrij këmbët e mia
me numër tridhjet´e shtatë
dhe mbledh gishtat mishtakë të më ngrohen,
ngrirë gjatë një dite të ftohtë dhe të gjatë.
Kalova orë të akullta n'psherëtimë,
pas zgjimit me ato këmbë dua të ecë
përsëri dhe shkallët një nga një do ngjis,
derisa të lodhem dhe trupin të djersit...