>
LETERSISHQIP

Pres Të Bjerë, Një Yll Nga Qielli

S’do mendoja gjatë të rrija në dritaren hapur shumë,
të shoh yjet se si ndrisin, frymën time përcjell unë,
por mendueshëm orë tëra, nuk mërzitem, po rri urtë,
një shikim do t’i hedh natës, mijëra shkëlqimesh
të sjellë tek unë...

Në rreth milionësh të kërkova, gjatë kam ecur ditë e natë,
por nuk munda të zbuloja, ç’ishte vallë, kjo pritje e gjatë...?
Se rënkon atje mes yjesh, prandaj rri e pres më shumë,
kur të bierë nga qiell i pastër, në natë të bardhë,
të bjerë tek unë...

Do jetë yll’ shumë i veçantë, zemra m’ thotë rri e prit,
mbase do shkëputet pak, nga lart qiellit do më ndrisë.
por mendueshëm orë tëra, nuk mërzitem, po rri urtë
një shikim do t’i hedh natës, mijëra shkëlqimesh
të sjellë tek unë...

Thellë zemrës seç mendova, shpesh të ndjej o ylli im,
ti shkëputu me krahë zemre, bjer më shpejt në kraht’ e mi
Se rënkon atje mes yjesh, prandaj rri e pres më shumë,
kur të bierë nga qiell i pastër, në natë të bardhë,
të bjerë tek unë...
1990