>
LETERSISHQIP

Edhe Njëherë Për Motrën

Në telefon, zëri yt më vjen nga larg,
Po s'di ç'të them se një lëmsh malli më djeg në gji,
Veç di se nëna ime do jetojë gjatë,
Sepse do jetojë sa kohë do të jetosh ti!

Gruaja lë punën në mes, që tej në skaj,
Krahët hap drejt meje, si qiell i kthjellët,
Ç'më pëshpëritë në vesh, si e zënë në faj:
"Ah, që s'e bëra një motër për djemtë!"