>
BIOSHQIP

Soni Malaj Reagon Ndaj Vdekjes Së Fëmijës Sirian

03-09-2015
Këngëtarja Soni Malaj ka reaguar sot nëpërmjet rrjetit të saj social në Instagram ndaj fotos e cila ka qarkulluar në të gjithë botën këto ditë, ku shihet fëmija sirian i mbytur në bregun e detit.

Soni thotë se u ndje e tmerruar kur pa fotografinë e vogëlushit, ku si nënë thotë se i është thyer zemra teksa ka parë këtë fotografi e cila bëri gjiron e botës këto ditë.

Ja postimi i plotë i saj:

“Ky imazh trondites,po ben xhiron e botes.Si nënë,me thyhet zemra kur shoh kete femije kaq te vogel,ne perpjekje per t'u rritur i lire ne nje vend pa lufte.12 emigrante siriane,jane mbytur ne brigjet e nje ishulli grek,mes tyre edhe ky femije i vogel..... #stopthewar 🙏🏻", ka shkruar Soni.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Soni Malaj Reagon Ndaj Vdekjes Së Fëmijës Sirian