Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!

Përjetë U Larguam....

Kishin shkuar vite,
vitet kishin shkuar,
shpesh thoshja me vete,
do më ket haruar..

Ajo plagë e vjetër,
e vjetra plagë,
jeta s`qënka tjetër,
veç det me mall e dallgë..

Ishte siç mendoja
sepse kur u pamë,
vitet si bilbila,
na u ulën pranë..

U ulën dhe heshtën,
dhe heshtjen e zgjuan,
unë mora ëndrrën,
përjetë u larguam..

Vërtet s`na besohet
që përjetë u ndamë,
kështu qe e shkruar,
më s`kemi për tu parë...

- poezi nga Sotir Kosta


- Poezia u dërgua nga sotolestele -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet