>
LETERSISHQIP

Mos Të Zëntë Nëma E Nënës

Na ndau djali,na ndau
na ndau e s`na flet më,
të tretur në ujë e baltë
prapë meraku nuk na lë.

Dhe këtu thellë nga varri
do t`i bërtasim me zë,
folna se na morri malli
mos bë sikur s`na ke gjë.

Ne të lindëm e të rritëm
nga një hiç të bëmë dre,
ti s`na flet e na ri rëndë,
shkon e bën sikur s`na njeh.

Gëzimi të ndjektë pas
bashkë me këngët e zëmrës,
unë prapë i lutem zotit :
Mos të zëntë nëma e nënës...