Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Për Atdheun

Shqipëri E Gjorë, Shqipëri Moj Nënë

Shqipëri e gjorë,
Shqipëri moj nënë,
mjerë ti e mjera,
në ç`duar ke rrënë..

Shqipëri e gjorë,
Shqipëri moj nënë,
vetëm Arben Duka,
tyja të përmënd...

Flet për ty moj nënë
flet për ty moj korbë,
se ty të kanë bërë,
çik e copë copë..

Polli pa hesap,
kjo kohë zuzare,
hajdutë modernë,
me “Benc” e kollare..

Vjedhin ditë për ditë,
vjedhin jetën tonë,
që nga Vuçidoli,
deri në Vrion..

Kope e hajdutëve,
jo-nuk ka të sosur,
vidh e vidh për ditë,
dhe nuk kanë të ngopur..

Seç po flet Poeti,
shkruan ditë për ditë,
por këto hallet tona,
nuk duan kritikë..

Nuk duan kritikë
e kam thënë gjithmonë,
këto hallet tona,
duan Revolucion..

Do thoni të gjithë
të ka ikur truri,
ajo punë kërkon,
një si Sazan Guri..

Vetëm Sazan Guri,
dhe zonja Qerreti,
që ka miqtë të shumtë,
edhe përtej detit..

Për Revolucion
bën edhe Fevziu,
edhe Arian Çani,
dhe Baton Haxhiu..

Por Preçin mor shokë
s`duhet ta haroj,
se ai gjithmonë
qëndron pararoj..

Në studio te "Klani"
s`këndon më bilbili,
ka shumë kohë që s`duket
aty Henri Çili..

Se për pak harova
fizikantin Ndoka,
bashkë me të do jetë,
edhe Artan Hoxha..

Ka dhe ca të tjerrë,
ka dhe ca zagarë,
që të gjithë ti zhdukim,
një orë e më parë..

Ndaj të them moj Shqipe,
Shqipëri moj nënë,
të gjith këta plehra,
të shkelin me këmbë...

- poezi nga Sotir Kosta


- Poezia u dërgua nga sotolestele -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet