>
LETERSISHQIP

Libri I Fevziut, Dhe Qesënditë E Mia

Sotiri - Një djal me mëndje gremisur
përkedhelet si në djepe,
nuk e di se ç`ka kurdisur,
duke ecur flet me vete..

Fevziu - Unë kam bërë një libër,
asnjë s`bën siç bëra unë,
është Kuran edhe Bibël,
të gjithë të bien në gjunjë..

Shqipëria s`ka burrë tjetër
kaq të zotin e të zgjuar,
as të ri dhe as të vjetër,
fati më paska veçuar..

Do të më këndohet kënga
madje tani për së gjalli,
do të thonë ç`ka lindur nëna,
Fevziun si majë mali..

Sotiri - Po rri o Fevzi fshatari
mos i jep vetes kaq bujë,
nuk je gazetar siç thua,
por je një vërë në ujë..

Me një shkolle kaq të cunguar
me njohuri fillestare,
do të behesh cjap përçuar,
të tundësh zilen dyjare..

Po kur merr guxim dhe thua
- Ta dini se jam dikush!!
të bën të qeshësh me lot,
po na shkrin more Bledush..

Fevziu - Më çmendi dhe celulari,
do ta fut në vrim të miut,
kush e kush të pyes i pari,
ku ka dalë libri i Fevziut..

Sotiri - E bleva dhe e lexova
more Blendi teleshmeni.
por nga libri gjë s`fitova
lekët vanë për dhjamë qeni..

Sotiri - Unë po ta them si mik
sepse sinqerisht të dua,
libri do penë të rëndë,
nuk do broçkullat e tua...