Më mbaj mend (për 1 muaj)

Shkruajta E Nxorra Mallin

Më merr malli për Gjirokastrën
për qytetin dhe për malin,
u ula e mora penën,
të shkruaj e të nxjerr mallin.

Malli më merr për kalldrëmet
për rrapin me hije shumë,
të gjithve na piku malli,
Gjirokastër na del në gjumë.

Gjirokastër kurorë ari
kalitur me zjarr e hekur.
Kala me gurë stërralli
ke qënë e do të jesh në shekuj.

Që kur linde,përmbi gurë
bashkë me ty dhe krenaria,
nuk u turpërove kurrë,
ballin feksur te stuhia..

Eh,moj Gjirokastër e dashur
ne të kemi babë e nënë,
Gjirokastritët në çdo kohë,
të bashkuar kanë qenë.

Tungjatjeta Gjirokastër
o gurr i çmuar mademi,
jetojmë në të tjera qytete,
po rrënjët këtu i kemi..

Gjirokastra nuk humbet,
Gjirokastra ka magji,
që rrit burra kryelartë,
rrit heronj për Shqipëri..

Ti linde bashkë me shkëmbin,
mbi shkëmbij vallen e hodhe,
atje e bëje kuvëndin
nga shkëmbi trimat i nxore..

Gjirokastra është krenare
për bijtë e saj që rriti,
si mësuesi Koto Hoxhi,
trimat,Bajo dhe Çerçizi..

Këngën tënde Gjirokastër
këndojnë dhe gurët e zallit,
për trimin Muzo Asqeriu,
iso dhe ujët e malit..

Krenari e Gjirokastrës
që malit i hodhët rrënjë,
me heronj e me dëshmorë,
Gjirokastra granit në këmbë..

Brezat që rriti Gjirokastra
i ka njohur historia,
ka shkëlqyer pushka dhe pena,
me ta mburret Shqipëria...

Dhe i madhi Kadare,
është nga Gjirokastra tënë,
flori i buroftë pena,
lum ç`ka rritur ajo nënë..

Unë të dua Gjirokastër,
se je trime kapedane,
rroj me kujtimet e tua,
në behar e në tufane..

Atje lartë përmbi kala,
veriu na freskon ballin,
nuk e ndjen se ç`është vapa,
shkruajta e nxorra mallin...

- poezi nga Sotir Kosta


- Poezia u dërgua nga sotolestele -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  4

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet