>
LETERSISHQIP

Grupi I Të Rinjve Gjirokastritë

Gjirokastër në shpat mali,
seç qëndron ti nëpër vite,
atje në gurët e tu,
doli Grupi i të rinjve.
Te sheshi Çerçizit lart,
djemurishte gjëmon kënga,
kënduan për herë të parë,
"Ulu mal të dali hëna"
Seç ja merte Arian Shehu,
ja kthente Mehmet Vishe,
Xhiku me Lutin në krah,
iso mbanin gjirokastritçe.
Landi dhe Joti janë të rrallë,
hedhësa që nuk përsëriten dot,
bashkë seç ja hidhnin këngës,
"Trëndafil që ri në portë"
Në Gjirokastër te sheshi,
vjen Enveri porsi mali,
Grupi të rinjve i këndoi,
"Po çu bëre Enver djali"
Gjirokastra hapte zemrën,
hapte portat e mëdhaja,
Grupi seç ja thoshte këngës,
"I ngriti supet kalaja"
Mblidheshin tek Obelisku
dhe këndonin sup më sup,
sa bukur dëgjohej kënga,
"Doli Hëna mbi Çajup"
Marua qe një vajzë Vlonjate,
ezmerkë balli i nurit,
i gjith Grupi i këndonte,
"Qëndistarja e flamurit"
Ju bilbila të Gjirokastrës,
dhe në krye Arian djali,
sa bukur ja thoshit këngës.
"Dola një ditë nga mali"
O ju djemtë e Gjirokastrës,
zëri juaj si bilbili,
këtë këngë mos e haroni,
"Dolli lulja nga bliri"
E kur tok të gjithë këndonin,
për dashurinë e gjerë si dete,
sa bukur që vente kënga,
"Aman Banushe ku vete ?"
Të gjitha ato këngë kanë mjaltë,
të gjitha ato këngë i dua,
nuk lë pa përmëndur këngën,
"Kur mirje ujë në krua"
Janë të bukura ato këngë,
të gjitha për sevdanë time,
e veçantë është kënga,
"Qaj me lotë vasha jetime"
Që të gjith jeni bilbila
dhe nuk janë fjalë bosh,
nëpër vite mbetet kënga,
"Çbën moj ti aty përposh"
Që të gjithë seç ju njohin
që nga Jugu në Veri,
e pavdekshme është kënga,
"Kurvelesh e Gegëri"
E magjishme kënga,
si deti me valë,
"Nur Baba Selimi
nur të qofshim falë"
Dhe tani që jeni plakur,
t`ju shohim na e do syri,
të gjith bashkë ju të këndoni,
"Argjiro moj ç`tu ndez gjiri"
Unë të gjitha s`i përmënda
s`e nuk i mbaj mënd të tëra,
shumë e bukur është kënga,
"Kur del Bajamja në ara"
Dy fjalë thash të merituara,
me nostalgji mbushur plot,
Grupi i të rinjve Gjirokastër,
si ju, nuk gjen në botë...