Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


CORONAVIRUS NË SHQIPËRI DHE KOSOVË

Tema: Poezi Për Dashurinë e Humbur

Kur Të Vdes Të Vish Tek Unë

Më pikojnë lotët nga sytë
siç pikojnë pikat e shiut,
dhimbjen dot nuk e gëlltis
ç`brenga heq zemër e njeriut.

Dridhem sikur jam me ethe
s`e mbaj dot veten si djalë,
si zog që tundet mbi gjethe
s`duroj dot pa të të parë..

E gdhij natën me rënkime
për ty kaloj ditë tmerri,
se unë brënda vetes sime
të kam ngritur një bust mermeri.

Po ti kur më kundërshtove
më dhëmbi si plagë plumbi,
dhe aspak nuk u pendove
se një jetë për ty humbi.

Mu ça zemra nga marazi
dhe pikonte gjak rinie,
mu te buza mu pre gazi
nga një humbje dashurie..

Mbaj mend të desha shumë
dhe për ty besnik do të mbetem,
kur të vdes të vish tek unë,
në një varr kockat të treten...

- poezi nga Sotir Kosta


- Poezia u dërgua nga sotolestele -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  4

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet