>
LETERSISHQIP

U Them Syve Prisni Lotët

Kënga në pikën e lotit
loti në vargjet e këngës,
gjithmonë i lutem zotit
i lutem diellit e hënës.

S`e duroj dot ngashërimin
të qarat me ulërimë,
s`e duroj dot psherëtimën
s`e më tretin lumturinë.

Kur shikoj nënat në varre
Korba,qyqet ato nëna,
hidhërimi më mbulon fare
lutem kur do hapet kënga.

Kur më dhëmb zemra nga brënda
kurajon e marr nga shokët,
u them : Filloni nga kënga,
u them syve prisni lotët...