>
LETERSISHQIP

Eja Te Ikim E Dashur

Po c'bejme ketu ne kete rremuje,
mes zhurmash dhe lumit te njerezve,
as shije ka puthja as embelsi perqafimi,
si aty ne gurren e bjeshkeve...

Ngrihu te ikim e dashur sa s'eshte vone,
sa bastuni s'na eshte ngjitur mbas dore,
e rrudhat te na vrasin dhe e shkreta kolle,
te na ngjiten e te na behen rodhe...

Po ne kemi vendin tone plot ajer,
aty ku gjethet qeshin nga freskia,
ku pluhurit si gjendet nishani,
ku rremuja vdes nga zilia...

Ndaj eja te ikim e dashur,
ky vend na lodhi u befte lanet,
na humbi buzeqeshja na mbyti trishtimi,
na i preu krahet e ngadale po na vret...!

DËRGOI: