>
LETERSISHQIP

Drita Në Dritare

Atë mbrëmje mbytur nga shiu,
a nga lotët që binin pa pushuar...
Pa çadër i lagur gjer në palcë,
i nemitur, i lodhur, e i vetmuar...
Nën një strehëzë mbeta strukur,
kish humbur hëna yjet mungonin...
Dëgjoja rrebeshin e pamëshirshëm,
lehjet e qenve që nuk pushonin...
Agimi më gjeti aty të tulatur,
mes shpresës dhe timit ëndërrim...
Në shpirt si dikur për të të pasur,
ty që jetë më jepje dhe gëzim...
Nën strehëzën e shtëpisë tënde,
befas një dritë u ndez përballë...
Bukuroshe mi hodhe sytë,
s"besova thashe jo është Zanë...
Për një çast harrova rrebeshin,
të zezën natë që kisha kaluar...
Drita ndezur me Zanën pranë,
shpirtin më ngrohu, rrobat mu thanë...