>
LETERSISHQIP

Ëndërr E Keqe

Paska vdekur ky shtrati ynë,
mbulesat si tufa bari kanë mbirë...
Tek tuk ndonjë lule e mbetur,
më tutje puthjet rinë heshtur...

Një zë i mekur që psheretin,
pa lotë vërtitet nëpër dhomë...
Jastëqet që luten si pelegrinë,
të ndjejnë mbi vete mua dhe ty...

Dhe ti qëndron aty duke qeshur,
një qeshje e sforcuar që ti se kupton...
Nga zori mërmërit me shpresë,
thua:-Ndoshta një ditë e re po agon...