>
LETERSISHQIP

Asgjë Nuk Është Si Më Parë

Asgjë nuk është si më parë,
ditët fluturojne si padashur...
Dhe netët flenë zemërvrarë,
mëria kaq shumë qënka mbarsur...

Ti ik e mos vështro më mbrapa,
është e kotë të vështrosh në të ikur...
Se dhemb më shumë dashuria,
kur kujtimet nga mëndja si ke fikur...

Dhe unë mbase s'do të doja,
të ndiqja hijen tënde në largim...
Se një zemër e kthyer në akull,
nuk ka shpresë, nuk ka shpëtim...

Asgjë nuk është si më parë,
ditët ta dish nuk janë më njësoj...
Se kujtimet tashmë i kemi ndarë
veç malli egziston si lot...!!
24 JANAR 2015