>
LETERSISHQIP

Zemer Dhe Sy

Kurrë s'do të gjesh sy si këto të miat...
Jo vetëm të shihnin plot dashuri...
Midis tyre unë kisha vënë zemrën
e cilt digjej e gdhihej për ty...

Kur sytë e mi qanin në heshtje,
zemra me rrahje i ngushëllonte të dy
Ajo nga malli tretej e tretej,
përpinte me etje lotët nga sytë...

Zemër si imja s'do të gjendet ndonjëherë,
më kot do të lutesh të gjesh një të tillë...
Ndoshta dikush te afroi dashurinë
po kurre s'do te behet zemer dhe sy..