>
BIOSHQIP

Soulkid Ka Gati Hitin E Verës

13-06-2014
Këngëtari dhe producenti, Uki Latifi i njohur si Soulkid, do të publikojë shumë shpejt këngën e tij të re me klip.

Telegrafi ka mësuar nga burime të sigurta se bëhet fjalë për një këngë e cila do të jetë hiti i kësaj vere.

Kënga sipas informacioneve të siguruara do të titullohet “Pom Pëlqen” dhe refreni është i freskët veror me potencial për një hit të kësaj vere.

Kujtojmë se deri tani të gjitha këngët e lansuara kanë arritur sukses relativ dhe ende nuk e kemi parë hitin e verës.

Uki Latifi i njohur si Soulkid, është pjesë e kompanisë Elephant, teksa po ashtu është bashkpuntor i ngushtë i top producentëve Zzap n' Chriss, bashkë me të cilët ka punuar në këngët e suksesshme si “Një Moment” nga Zelma dhe Adelina Berisha “Tjetër S'ka”, kurse vet njihet për bashkpunimin me Bleron, “Buza”.
(Telegrafi)

Soulkid Ka Gati Hitin E Verës