>
BIOSHQIP

Soulkid: “Pom Pëlqen” është Vetëm Një Paralajmërim I Vogël

22-08-2014
Këngëtari i ri i muzikës RnB, Soulkid, ka deklaruar në një prononcim të shkurtër për Telegrafin se është i kënaqur me klipin e sapo lansuar “Pom Pëlqen”, teksa thotë se më e mira pritet të vijë në vazhdim.

Sipas Soulkid, klipi “Pom Pëlqen” është vetëm një paralajmërim i vogël, sepse gjërat më të mira pritet që të vijnë.

Me një zë të ëmbël e talent të rallë për realizim vijash melodike, Soulkid është një prej këngëtarëve që meriton të zë vend të rëndësishëm në skenën muzikore shqiptare, sidomos duke parë mungesën e artistëve të zhanrit RnB.

“Jam i kënaqur me projektin “Pom Pëlqen”. Eshtë një projekt më i butë, një projekt më shumë veror, i cili i përshtate stinës dhe ka korelacion me klimën dhe aktualitetin e të rinjve pikërisht në këtë stinë”.

“Jam i kënaqur sepse e di se më e mira ende s'ka ardhur nga unë. Vjeshta dhe pranvera e ardhshme do të jenë tejet të rëndësishme për mua dhe bashkpuntorët e mi, menaxhmentin nga Elephant, producentët Zzap n'Chriss me të cilët punoj ngushtë. Falënderoj edhe Telegrafi për përkrahjen”, u shpreh Soulkid.
(Telegrafi)

Soulkid: “Pom Pëlqen” është Vetëm Një Paralajmërim I Vogël