>
LETERSISHQIP

Trrimi Dhe Lisi

Afer pyllit te nje lise
Poshte te trungu i gjere
Krraharror me gjak te skuqur
Nje trrim po lengonte rrende.
Trrimi doren fut ne gjoks
Dhe andej po nxjerr nje leter
Nje veshtrim hedh ne te
Koken kthen ne anen tjeter.
Shikimi po e humb driten
Syte mbylle dalengadale
I duket se lisi i gjate
Deget afron per ta marre.
Letra nga dora i bie
Edhe lisi e veshtron
Lot do dirdhte po te kishte
Gjethet pertok i rrezon.
Trrimi lisin e shikon
Dhe i belbezon ca fjale
Thuaj qe i dua shume
Gruan cupen edhe djale.
Doja ti shifja nje here
Ti perqafoja te gjithe
Zemra ime eshte me ta
Keto thuaja o lise.
Lisi i mocem u mallengjye
Shume e preken keto fjale
Uli trupin e tij plak
Dhe puthi trrimin ne balle.
Kane kaluar plot dekata
Shume dimra ka pare lisi
Eshte rrahur me stuhi
Por ne kembe qendron aty.
I kujtohen fjalet e trrimit
Ato fjale plot dashuri
Ato fjale te mbajne ne kembe
Nuk te rrezon asnje stuhi.