Tema: Poezi Për Atdheun

Zemra E Dashur

Kush merr rrugen e mergimit
Smerr nje zemer plot me halle
Merr shume endra ne valixhe
Dhe can dete edhe male.

Zemren nuk e merr me vete
Zemra e dashur eshte atje
Eshte atje ne ato vende
Qe e quajne memedhe.

Eshte me nenen edhe baben
Eshte me vllezer edhe motra
Eshte atje ne rruge e fusha
Eshte ne male dhe ne kodra.

Eshte tek zallet dhe lumenjt
Tek perrojnt dhe ato burime
Eshte atje dhe leshon zjarr
Eshte tek ty vendelindja ime.

Sado endra te shkoj larg
Dhe shume vite qe te rri
Nuk harroen ato vise
Zemra ime eshte aty.

- poezi nga Spiro Gremo


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.5 / Votuan:  2