>
LETERSISHQIP

Te Kroi

Rruges qe ecia
Pashe nje vashe
Ajo me buzeqeshi
Dhe ecte avashe

E ndoqa me sy
Te shifja ku shkoi
E pashe atje poshte
Qe shkonte te kroi

Shkova ngadale
Ta shifja me mire
I lypa vashes
Uje per te pire

E zgjati doren
Uje me dha
Koken uli
Nje llaf sma tha

Shtampen ma mori
Dhe iku nga kroi
Zjarrin qe kisha
Me uje ma shoi.