Më mbaj mend (për 1 muaj)

02/04/2009 - 11/06/2009
Studiot E TV Klan, Tiranë
Prezantuesit: Zana Çela
TV Klan / Radio Klan

Ne mbyllje te siparit te edicionit te katert te "Akademise se Yjeve", moderatorja dhe producentja e suksesshme e ketij formati Zana Cela, ka falenderuar te gjithe te rinjte qe besojne tek kjo Akademi, duke i ftuar te talentuarit te provojne veten per t'u bere yjet e muzikes profesionale shqiptare. Nje falenderim i vecante shkoi edhe per bashkeproducentin Aleksander Frangaj, i cili prej 4 vitesh ka besuar dhe mbeshtetur kete prodhim te suksesshem televiziv.

Adela Lami, fituesja e cmimit te pare te baletit, eshte perkulur para publikut duke premtuar se nuk do reshte gjithe jeten e saj se punuari, per te shperblyer besimin qe kane treguar ndaj talentit te saj. Elhaida Dani, fituesja e cmimit te pare te kenges, por dhe fituesja e cmimit te madh te Akademise, e perlotur ka falenderuar te gjithe ata qe e perkrahen dhe besuan tek ajo, duke i dhuruar voten dhe mbeshtetjen e tyre. Artes Ferruni, balerina qe zuri vendin e dyte ne balet, ka ftuar te gjithe te rinjte shqiptare te besojne tek e ardhmja e tyre, ta ndertojne ate, pa u mposhtur nga veshtiresite. Nita Latifi, fituesja e vendit te dyte ne kenge, perfaqesuesja e vetme e Kosoves, ka qene nje tjeter surprize e nates finale, duke dhuruar nje performance per t'u mbajtur mend gjate ne spektaklet televizive.

Nata finale e "Akademise se Yjeve" ka dhuruar emocione te jashtezakonshme. Nje nate e permasave gjigante, ku 11 konkurrentet qe per jave te tera kane sfiduar njeri-tjetrin ne nje kompeticion te ashper dhe konkurrues deri ne detaje, kane bere paktin per t'i dhuruar publikut spektaklin me te madh te jetes se tyre. Sepse te gjithe jane ndjere fitues.

Spektakli nisi pas prezantimit te panelit qe kete radhe eshte pasuruar me personazhet me te njohur te muzikes dhe diskografise shqiptare, perfaqesues te "Eurostar", kompozitorit te njohur Adrian Hila, perfaqesuesit e "Balcanica music television", te Ministrise se Arsimit, te sponsorit kryesor "Eagle", te shkolles "Faik Konica", gazetareve me te njohura te kultures shqiptare, profesore dhe figura te njohura. E ka hapur naten hip-hop-i, ku 6 konkurrentet e baletit interpretuan nje prej pjeseve me te suksesshme te ketij zhanri te preferuar te te rinjve. Ka pasuar disiplina e kenges, me nje duet shume interesant mes Stefanit dhe Desjanes. Me pas jane ngjitur ne skene Elda, Gjoanina, Silvestri dhe Jurgeni, duke sjelle para publikut nje amerikande shume spektakolare. Elhaida dhe Fiorela kane vazhduar garen, duke percjelle nje fryme te re interpretimi te muzikes moderne bashkekohore. Me pas Artesi, Jurgeni dhe Adela ne nje performance hip-hopi, kane dhuruar emocione te mrekullueshme. Ka vazhduar kompeticioni i ashper me kengetaret qe kane sjelle zhanre muzikore te larmishme, duke fituar duartrokitjen e merituar te spektatorit. Silvestri dhe Adela kane sjelle ne skene nje pjese ballkanike me mjeshteri profesionistesh.

Pasi gara ka perfunduar, moderatorja Zana Cela ka ftuar te gjithe telespektatoret te vleresojne me voten e tyre talentet e reja te Akademise se Yjeve, duke i premtuar te gjithe adhuruesve te ketij formati nje spektakel te vertete ne vijim. Nje premtim i mbajtur. Dy kolazhe popullore te punuara nga kompozitoret Kristi dhe Sokol Marsi kane sjelle ne skene nje atmosferen folk, te kombinuar me performanca skenike te jashtezakonshme. Ka vijuar me pas nje kolazh me kenget e te madhes Vace Zela, ku kengetaret e rinj kane guxuar dhe ia kane dale me sukses te percjellin kenget me te bukura shqiptare te yllit te muzikes shqiptare nder vite. Ka mbyllur spektaklin muzikali "Mama mia", realizuar nga Enada Hoxha dhe Gerti Vaso, per t'i lene vendin pjeses me emocionuese te spektaklit; ndarjes se cmimeve.

Nje moderatore e shkelqyer, simpatike, e zhdervjellet, me nje performance skenike per t'u admiruar. Fenomeni Zana Cela vazhdon te cudise spektatorin dhe gjithe bashkepunetoret e saj. Nder vite, sukseset e saj jane ne rritje dhe ajo i ka mbijetuar kohes dhe modernizmit, duke sjelle gjithnje nje figure te pelqyeshme per skenen dhe ekranin. Ka qene shume spektakolare performanca e saj si kengetare, bashke me nxenesit e Akademise, ne interpretimin e kengeve te Vace Zeles. Ajo krijoi keshtu bindjen se eshte nje yll i padiskutueshem ne fushen e interpretimit. Fushe ne te cilen ajo arriti te mbreteroje ne menyren e saj, sepse shume aftesi u miksuan ne figuren e saj. Muzika, televizioni, pedagogjia, moderimi dhe produksioni jane dhunti te shkrira ne nje, qe i kane krijuar ate bagazh te kompletuar artistik, qe e ben te shkelqeje me formen e saj gjeniale ne skene.

Shume komplimente mund te thuhen per te. Bukuria femerore, kultura komunikative, dashuria per te rinjte, per muziken shqiptare, per te ardhmen, korrektesia per cilesine, rigoroziteti per te bukuren, per te miren, puna e palodhur per te ardhmen e Shqiperise. A ka me bukur se te punosh per te ardhmen e nje kombi?! Nje mision qe Zana Cela e ka realizuar suksesshem, ne krijimin, drejtimin dhe menaxhimin e formatit me te kompletuar te talenteve te reja. Dhe nese i duhet thene faleminderit, kesaj gruaje te suksesshme, i duhet thene per gjithe meritat e pershkruara me siper, por dhe per dicka shume te madherishme. Ajo vlereson talentet e verteta, ata qe do sjellin ndryshimin e Shqiperise ne drejtim te artit. Kete e ben vetem nje profesioniste qe vlereson veten dhe kulturen shqiptare.


Ne emer te gjithe votuesve, stafit, prinderve te femijeve qe besojne tek Akademia e Yjeve, te gjithe atyre mijera talenteve qe aspirojne te jene pjese e ketij formati televiziv, qe enderrojne te jene pjese e kenges dhe trupave profesioniste shqiptare, mund te themi: Faleminderit Zana. Faleminderit per perkushtimin dhe dashurine qe keni ndaj te rinjve, muzikes dhe televizionit!

Padyshim qe eshte vleresuar vota e publikut dhe mendimi i profesionisteve per konkurrentet qe i dhane lavdi ketij edicioni. Ne Akademine e Yjeve 4, kane fituar me te miret. Me te talentuarit! Nje konkurrence e ndershme dhe nje vleresim qe do e coje Shqiperine drejt te ardhmes evropiane. Cmimet jane bazuar mbi meritokracine, dhe kjo perfaqeson nje nga vlerat me te medha te nje spektakli dinjitoz dhe gjithe profesionisteve, qe kane qene pjese e ketij formati te madh televiziv. Kete vit producentet do t'u sigurojne te rinjve mbeshtetje me te vertet te fuqishme. Per fituesen e vendit te pare dhe te dyte ne kenge, pervec shperblimit material, do te sponsorizohet nje album me 10 kenge te reja, te kompozuara nga Adrian Hila. Shtepia diskografike "Eurostar", bashke me albumin do te realizoje dhe videoklipet muzikore. Nje iniciative qe i eshte bashkangjitur edhe "Balcanica music television" qe do te realizoje projekte madheshtore muzikore me fituesit. Gjithashtu, te kurorezuarit me vendet kryesuese, kane fituar te drejta studimi ne shkollen "Faik Konica", fushata publicitare te "Pepsit" dhe te kompanive te tjera dhe padyshim mbeshtetjen e produksionit dhe ne karrieren qe do krijojne ne te ardhmen, duke krijuar kontrata bashkepunimi me gjithe konkurrentet me te mire. Te gjitha keto nuk mund te mos e bejne "Akademine e Yjeve" ne nje nga produksionet me te suksesshme te se ardhmes.


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.3 / Votuan:  6

Komente 0