Më mbaj mend (për 1 muaj)

Stefi Prifti - Ti Nuk Më Do Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  4

Kisha aq dëshirë të vija tek ky vënd
të zgjoja një ndjenjë të tretur nëpër ditë,
ndonëse përsëri jetoj kujtimin tënd,
puthjen tënde unë ende mbaj në buzë.

Një ankth më pushton,
në shpirt më bën të vuaj.
Eh ç’nuk do të jepja
ashtu si atëhere
të dëgjoj nga ty
fjalën “të dua”, “të dua”.

Qëndroj në një cep të dritares,
i qetë, pa psherëtima, pa zë,
më kot, sytë i kam të verbuar,
nuk mundem të shoh asgjë.

Dikush më thotë: “Kështu është jeta
dhe ndarje e takime sjell”.
O njerëz ju lutem më lini vetëm
nuk dua të dëgjoj askënd.

Refreni:
Ti nuk më do, e shoh tek sytë
ato si më parë nuk më flasin jo.
Ti nuk më do, e ndjej te buzët
akull janë, nuk digjen jo.

Ti nuk më do, e ndjej tek fjalët
se ato tani janë të zbehta, të ftohta.
Ti nuk më do, gjithë qënia ime
më thotë:“Ti nuk më do, nuk më do”.

Diçka më ngushton në kraharor
dhe shpirtin e kam të trazuar.
Këto çaste nuk po e kuptoj,
jam apo s’jam i dashuruar.






Stefi Prifti - Ti Nuk Më Do
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Ti Nuk Më Do".
3. Video është e këngës "Ti Nuk Më Do", por nuk këndohet nga Stefi Prifti.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Stefi Prifti:


Komente 0