>
LETERSISHQIP

Gazeta Është…

Gazeta është një koleksion, pothuaj – të pa drejtësh
e cila – e bërtitur, prej djemëve rrugeç,
transmenton indekrecionin e saj
në miliona njerëz, cinik edhe të dhembshur
ndërkohë që familia kotet bri oxhakut
dhe vetëm e thumbon
ndonjë njoftim personal, i ankthshëm, vetmitar.
Gazeta është gjyq,
ku të gjithë gjykohen, të fajshëm, të pafajshëm
nga një grusht mjeranësh, njerëzish të ndershëm
Gazeta është treg,
ku mençuria nënçmon lirinë e saj
dhe kungujt nga turmat, deklarohen mbretër
Gazeta është një lojë,
në të cilën, paaftësia… i fal fitimtarit lavdi
dhe shkathësia, vdekjen e tjetrit.
Gazeta është një simbol:
intervali absurd i jetës,
një koleksion thashethemesh,
që kondenson idiotësitë klasike
që enden pa qëllim, në një botë të pa fre.
Shqipëroi: Vasil Çuklla