>
BIOSHQIP
Biografia
Shkollën fillore e kreu te “Vasil Ziu” dhe “Nënë Tereza”, gjimnazin te “Naim Frashëri” dhe momentalisht vazhdon studimet në degën Teknik Imazherie në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.
Pasioni për shkrimin e leximin ka lindur që në vegjëli, e cila u pasua me fitoret e para në konkurset letrare brenda shkollës dhe QKF-së së qytetit të Durrësit.

Ai është fitues ndër vite i olimpiadës së letërsisë në rang qyteti e mandej kombëtar. Në blogun leximtari.al mund të gjeni një analizë të Stiven Domit mbi librin “Dashuria në kohërat e kolerës” të autorit G. G. Márquez. Gjithashtu ai është një ndër 10 fituesit të projektit “Hamlet”, organizuar nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë në bashkëpunim me atë të Italisë dhe Malit të Zi, ku fitoi me tregimin “Nevojë e brengës sime”. Stiveni ka shkruar mjaft poezi, tregime si dhe dy romane që nuk e kanë gjetur ende dritën e botimit.