Më mbaj mend (për 1 muaj)

Pemët

Pemët,
të pushtuara nën qerthullin e frikës
teksa drita e bilurtë lëngon,
nën vështrimin e yllit të dritës
qyqja ethshëm vajton.

Pemët,
të tmerruara nën britmat e natyrës
ndonëse pjesë e saj janë,
terri ia ka zhdukur siluetat e fytyrës
kurrkush nuk i sheh kur qajnë.

Pemët,
me rrënjët fort të ngulitura
ruajnë qëndrueshmërinë,
era t’i shkundi me uturima
asgjë s’jua heq mërzinë.

Pemët.

- Poezi nga Stiven Domi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Komente mbi këtë krijim