>
LETERSISHQIP

Rilindje Në Agim

Dhe kur një agim i ri të vijë,
me ngjyra turlilloj
dhe energjinë shpërthyese të diellit,
ti do rilindësh
e s’ke përse ta vrasësh mendjen
për ato që le pas,
për ato që zgjidhje nuk kanë,
për ato që të thanë
dhe mendjen ta robëruan.
Ky uni yt i ri
do të të ndihmojë të njihesh
nga vetja si fillim...
e do rilindësh sërish çdo agim.
Pastroje brendinë e kokës
e hiçgjë mos mbimendo,
se veten tënde rëndon,
ngjyrat brenda shpirtit i errëson.
Por prit agimin
dhe rrezet e ngrohta të vetëdijes
tek pleksen me arin diellor
të të japin fuqi e vendosmëri
për të përballuar çdo gjë.