>
BIOSHQIP
Biografia
Ai per ne eshte i njohur tashme pasi eshte vellai i nje nga kengetareve me te telentuara te Shqiperise, Olta Bokes. Paraqitja tij e pare eshte ne spektaklin e talenteve "X-Factor Albania" ku pati mjaft sukses.

Në Maj 2012, Stivi Boka & Carpe Diem marrin pjesë në Top Fest 9 me këngën "Foleja E Harruar".

Në vitin 2013, Stiv Boka merr pjesë në X Factor Albania 3. Ai u be pjese e grupit EXCEPTION bashke me Mateo Ibrahimin, Arbias Bajraktarin dhe Veton Idrizin.

Më datë 23 Nëntor 2017, Olta Boka publikon videoklipin "Atij / Asaj", në bashkëpunim me Stiv Boka. Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Petro Xhori. Videoklipi u prodhua nga Foxesfilm.

Në Maj 2019, Olta Boka merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 2019 me këngën "Atij / Asaj", në bashkëpunim me Stiv Boka.

Më datë 12 Janar 2020, Stiv Boka publikon videoklipin "Xheloze". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Në Maj 2020, Stiv Boka merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 20 me këngën "Xheloze".

Më datë 31 Tetor 2020, Stiv Boka publikon videoklipin "Teka Teka", në bashkëpunim me Altin Sulkun. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Irkenc Hyka.

Më datë 13 Korrik 2021, Stiv Boka publikon videoklipin "Xhane", në bashkëpunim me Irkenc Hykën. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Irkenc Hyka. Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films.

Më datë 27 Shkurt 2022, Stiv Boka publikon videoklipin "Shokt E Mi". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 3 Maj 2023, Sinan Hoxha publikon videoklipin "Xhemile", në bashkëpunim me Bes Kallaku & Stiv Bokën. Kënga është kompozuar nga Irkenc Hyka, ndërsa tekstin e kanë shkruar së bashku Irkenc Hyka & Bes Kallaku. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 23 Shtator 2023, Stiv Boka publikon videoklipin "Nazelie". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Irkenc Hyka. Videoklipi u prodhua nga kompania MagicPro.

Më datë 12 Janar 2024, Stiv Boka publikon videoklipin "Kapedan". Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Irkenc Hyka & Mario Bregu kanë realizuar bashkë muzikën dhe tekstin e kësaj kënge. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.
DËRGOI:

KATEGORI: